Norvegjia përkrah angazhimet e Kosovës

4 Nëntor 2016 - 13:09      

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, sot, ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi.

Kosova dhe Norvegjia kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie mund të thellohen edhe në Drejtësi, në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Jemi të interesuar ta thellojmë bashkëpunimin me Norvegjinë duke e ngritur atë në nivel të marrëveshjeve dypalëshe për drejtësinë, që do të ishte në interes të qytetarëve dhe dy shteteve tona”, theksoi Dhurata Hoxha duke vënë në pah përkushtimin për sundimin dhe zbatimin e ligjit.

Ambasadori Per Strand Sjaastand, theksoi se Norvegjia përkrah angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke ofruar mbështetje në këto procese veçanërisht në sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...