Pesë ditë fushatë për zgjedhjen e kryetarit të Drenasit

4 Nëntor 2016 - 12:59      

Komisioni Qendror Zgjedhor ka ndarë 268 mijë e 420 euro buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në Gllogoc.

Në këtë mbledhje është vendosur që fushata zgjedhore të jetë pesë ditë dhe të jenë katër qendra të votimit.

Në këtë mbledhje që e ka kryesuar nga Sami Hamiti nga LDK-ja është kritikuar mos prezenca e kryetares Valdete Daka e cila ishte në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi.

Adnan Rrustemi nga VV ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Dakës në takimin e partive politike duke e quajtur takimin me karakter politik që mund ta vë në dyshim paanshmërinë e KQZ-së.

Edhe Betim Vishaj anëtar i KQZ ka shprehur shqetësimin se në çfarë cilësie ka shkuar Daka në takim. Ndërkaq Sami Hamiti tha se takimi ka qenë me kërkesën e presidentit dhe se kërkesa e tij është legjitime sepse ai nuk i takon partive politike duke theksuar që "shumë mirë ia ka bërë që ka shkuar".

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...