Vetëvendosje: 67 ditë padrejtësi ndaj Astrit Deharit

4 Nëntor 2016 - 12:50      

Lëvizja Vetëvendosje sot mbajti një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku, siç thotë kumtesa partiake, padrejtësisht po mbahet tash e 67 ditë Astrit Dehari, transmeton Koha.net.

Duke shpalosur parullën “Lironi të burgosurit politik” dhe me brohoritje të ndryshme, aktivistët kërkuan lirimin e Astritit nga burgu, sikurse edhe të Atdheut e Egzonit që vuajnë padrejtësisht burgun në Lipjan e Pejë. Liri u kërkua edhe të Adeas, Frashërit e Petritit, që po ashtu padrejtësisht mbahen në arrest shtëpiak.
Në fjalën e tij, anëtari i Kryesisë, Xhelal Sveçla, tha se pushteti kriminal i klanit “Pronto” me montime e pa asnjë provë të vetme po i privon nga liria gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes vetëm pse janë aktivistë të saj, e rrjedhimisht kundërshtarë të këtij regjimi që dita ditës po bëhet regjim autoritar.

“Këtu, para meje ndodhet Astrit Dehari, një aktivist shembullor nga një familje veprimtarësh , një student i shkëlqyer në Fakultetin Mjekësisë, një shok e familjar i dashur, një shembull për çdo të ri në Kosovë. Pikërisht për këtë, Astriti mbahet në burg sepse djemtë si Astriti nuk i duron një pushtet kriminelësh e një pushtet injorantësh”, theksoi Sveçla.

Më tej, ai shtoi se aktet e tilla të këtij pushteti nuk e zbehin rezistencën tonë kundër aktivitetit kriminal të këtij klani kriminal, duke thënë se Astrit Dehari nuk mund të qëndrojë aty ku e ka vendin klani “Pronto”, aty ku duhet të jenë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa e të tjerë.

Kurse, Kryetari i Qendrës së Prizrenit, Artan Abrashi, duke bërë thirrje për lirimin e aktivistit Astrit Dehari, deklaroi se Astriti nuk është vetëm, por se jemi bashkë e do të vazhdojmë të jemi bashkë në përpjekjen për të çliruar shtetin nga kapësit dhe për të ndërtuar një shtet të së drejtës, ku drejtësia nuk është selektive e ku askush nuk është mbi ligjin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...