Tahiri tregon historinë e Kosovës në Bejrut

4 Nëntor 2016 - 12:48      

Me ftesë të Iniciativës për Dialog të Libanit (LDI) dhe Universitetit “Notre Dame”, ministrja për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka marrë pjesë në Konferencën “Dialogu dhe praktikat e mira: paqe-stabilitet-prosperitet”, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

Në këtë Konferencë gjenden përfaqësues të botës akademike, fetare, politike dhe intelektuale të Libanit dhe nga bota.
Paneli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, u moderua nga Ambasadori William Habib, ish sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Libanit.

Ministrja Tahiri mbajti një fjalim dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve në këtë panel.
Ajo foli për historinë e përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe proceset paqësore që nga Rambuje, Vjenë dhe tani në Bruksel, si dhe progresin e shtetit të Kosovës në forcimin e shtetit sovran dhe demokratik si dhe subjektivitetin ndërkombëtar. Ajo tha se Kosova lindi si shtet pas luftës dhe sakrificave njëshekullore të popullit shqiptar dhe Kosovës, si një proces për të korrigjuar padrejtësinë e ndarjes së kombit dhe tokave shqiptare.
Ajo po ashtu tha se Libani dhe libanezët e kuptojnë historinë tragjike por triumfuese të Kosovës sepse në të gjejnë pjesë të historisë së tyre të okupimeve. l

Duke folur për historikun e ndërtimit të shtetit të Kosovës, ministrja Tahiri tha se me ndryshimet e mëdha globale pas përfundimit të luftës së ftohtë dhe të rënies së komunizmit dhe murit të Berlinit ka rënë edhe muri i Berlinit shqiptar, që kishte ndarë shqiptarët në Ballkan për shumë dekada..

Ajo po ashtu tha se historia e luftës dhe shtypjes nuk mund të ndryshoj as nuk mund të harrohet por ne po ndërtojmë ardhmërinë e shtetit tonë të ri për gjeneratat e reja dhe duam t’i lëmë në paqe me të gjithë madje edhe ish armikun Serbinë duke dialoguar për krijimin e një fqinjësie në paqe.

Në këtë panel ka folur edhe përfaqësuesi i Qeverisë së Serbisë në Dialogun e Brukselit Marko Gjuriq dhe poashtu gjatë ditës është mbajtur edhe një panel për kontributin për paqe të të rinjve ku kishte përfaqësues të të rinjve nga shtete të ndryshme përfshirë edhe Arbora Aliaj nga Shqipëria.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...