Mustafa kërkon ndryshime në sistemin e zgjedhjeve

4 Nëntor 2016 - 11:06      

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se reforma zgjedhore është në dobi të të gjithëve, në mënyrë që të ketë një proces sa më të thjeshtë zgjedhor, i cili mundëson sa më pak parregullsi.

Ai në takimin e ftuar nga presidenti, Hashim Thaçi, lidhur me reformën zgjedhore, ka thënë se është koha që të fillohet puna për ndryshimet që konsiderohen se janë të nevojshme që zgjedhjet lokale dhe qendrore, në mënyrë që ndryshimet t’i përgjigjen pjesës dërmuese të qytetarëve, transmeton Kosovapress.

“Para 4 viteve jemi marrë vesh që të fillojmë këtë proces, kemi punuar mjaftë shumë, ne kemi një volum të punëve të bëra. Reforma është në dobi të të gjithëve që të gjejmë një zgjidhje që i kënaq të gjithë. Orientimi jonë themelor ka qenë që të kemi një proces sa më të thjeshtë zgjedhor që mundëson sa më pak parregullsi në procesin zgjedhor. Zgjedhjet lokale duhet të mendohen mjafte mirë dhe të shkurtohen procedurat, të trajtojmë se a duhet të shkojmë në balotazh a jo, të trajtojmë çështjet e një zone apo më shumë zona. Edhe njëra, edhe tjetra ka avantazhet dhe disavantazhet. Ndryshimet në këtë aspekt duhet dhe ndryshim i Kushtetutës, ku duhet vullnet i dy të tretave në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa u ndal edhe te pragu zgjedhor, ku tha se është çështje që duhet të vlerësohet.

Ai po ashtu tha se duhet të trajtohet edhe çështja e mandatit dhe ministrave, se a duhet ta mbajnë mandatin e deputetit nëse zgjidhen ministra.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...