Ambasada amerikane, zyra e BE-së dhe OSBE-ja pjesë e diskutimit për reformën zgjedhore

4 Nëntor 2016 - 10:27      

Ambasada e SHBA-ve, Zyra e BE-së në Kosovë dhe OSBE-ja deri tash kanë konfirmuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve të tyre në takimin e sotëm të thirrur nga presidenti Thaçi për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Nga ana tjetër, pjesëmarrjen e tyre, përveç Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, nuk e ka konfirmuar as Lista Serbe, transmeton Kosovapress.

Subjektet tjera politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Burime brenda presidencës, duke mos dashur ta komentojnë këtë gjë para takimit, kanë treguar për KosovaPress se takime të tilla formale mes Zyrës së Presidentit dhe përfaqësuesve të partive politike do të mbahen edhe javëve të ardhshme. Në këtë takim, prezentë do të jetë edhe kryetarja e KQZ-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...