4 Nëntor 2016 - 10:09
Kjo pasi prej disa vitesh kompani të energjetikës, kanë shprehur interesim të ndërtojnë hidrocentrale përgjatë lumit Valbona. Qeveria shqiptare në Tiranë, kishte dhënë koncesione për ndërtimin e 11-të hidrocentraleve në Valbonë, por pas kundërshtimeve dhe protestave si të banorëve të rrethit të Tropojës ashtu edhe të qytetarëve të tjerë shqiptarë, qeveria Rama ka anuluar 9-të prej këtyre 11-të projekteve. Por edhe dy hidrocentralet e mbetura, janë të padëshiruar nga banorët dhe ata që e vizitojnë Valbonën.
Kjo pasi në rast se projektet për to përfundojnë, ato parashohin ta fusin lumin e Valbonës në një pjesë të rrjedhës së tij, në kanale me tuba, çka shumica besojnë që kjo do ta vriste lumin, përkatësisht do ta shkatërronte biodiversitetin e lumit dhe gjithë ekosistemin përreth tij. Nga këtej, lugina e Valbonës rrezikon të shndërrohet në një zonë të vdekur: pa faunë dhe me florë të dëmtuar. Kjo do të çonte natyrshëm në rënien e turizmit në Valbonë.
Për këtë arsye, banorëve të rrethinës u janë bashkuar qindra njerëz nga pjesë të tjera të Shqipërisë, në koncertin protestë që këtë fundjavë u mbajt në Valbonë. COSMO në KTV sjell gjithë historinë e këtyre protestave - siç e thotë motoja e tyre - për t'ju thën "Jo HEC-ve"
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...