Lista Serbe pret edhe shumë reagime kundër Ligjit për Trepçën

4 Nëntor 2016 - 09:54      

Shefi i Grupit të Deputetëve të Listës Serbe Slavko Simiq thotë se pret inicimin e proceseve gjyqësore nga aksionarët dhe kredidhënësit e Trepçës kundër Qeverisë së Kosovës . Ai thotë , transmeton Koha.net, se kërkesat e kredidhënësve janë rreth 300 milionë euro.

Slavko Simiq, duke folur në rts, ka thënë se kërkesa e Dhomës Speciale e Gjykatës Supreme të Kosovës që të anulohet Ligji për Trepçën, është njëra nga dëshmitë se menaxhmenti, punëtorët e Trepçës si dhe përfaqësuesit politikë, kanë pasur të drejtë kur bënë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, siç ka thënë ai, për shkak të këtij ligji të dëmshëm që s’i ka mbrojtur interesat vitale të bashkësisë serbe dhe që ka shkelur të drejtat e punëtorëve, aksionarëve dhe kredidhënësve.

"Përfaqësuesit politikë serbë presin që lidhur me këtë Ligj të deklarohen edhe e instancat tjera që në ekipet e veta kanë njerëz me integritet moral e shkencor dhe të kërkojnë nga Kushtetuesja që Ligjin ta shpallë të antikushtetues", ka thënë Simiq,
Ai pret “reagim zinxhir” dhe inicimin e proceseve gjyqësore nga aksionarë e kredidhënës të Trepçës kundër Qeverisë së Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...