Dërguti: Jemi gati të shkojmë në zgjedhje, jemi të dytët

3 Nëntor 2016 - 23:33      

Aida Dërguti, deputete e Vetëvendosjes dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së, se janë gati të shkojnë në zgjedhje.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në këtë moment. Që nga zgjedhjet e fundit është parë se vendi është futur menjëherë në krizë”, ka thënë Dërguti, transmeton Koha.net.

Deputetja Dërguti ka thënë se të gjitha sondazhet tregojnë se janë të dytët dhe se kjo do të shihet në zgjedhje.

Ajo ka folur edhe për ftesën e Thaçit për takimin e nesërm.

“Kur kjo qeveri është delegjitimuar duhet të shkojnë në zgjedhje. Reforma e mirë bëhet në fillim të mandatit, e jo kur deputetët janë në krizë”, ka thënë Dërguti, duke shtuar se kjo iniciativë ka qenë e pavend.

Dëguti ka thënë se kanë vërejtjet dhe idetë e tyre, por nuk është momenti për t’i dhënë ato.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...