Për 6 muaj, 600.000 euro nga buxheti për spitalet private

4 Nëntor 2016 - 07:27      

Aktakuza e Prokurorisë së Shtetit për rastin “Stenta” nuk ka bërë që gjendja në Kardiologjinë Publike të përmirësohet.

Një gjë e tillë konfirmohet nga shifrat e buxhetit që Ministria e Shëndetësisë ua ka paguar spitaleve private për shërbime kardiologjie, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse shikohen këto shifra, për gjashtë muajt e parë të këtij viti del se MSH-ja këtë vit ka paguar me shumë se viteve të kaluara, periudha ato për të cilat ka aktakuzë.

Në aktakuzën e rastit “Stenta”, Prokuroria e Shtetit pretendon se MSH-ja në mënyrë të jashtëligjshme ka lidhur kontratë për shërbimet kardiologjike me disa spitale private. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...