Zëvendëskryeministri Kelmendi s`përgjigjet për mishin pa afat të ELKOS-it

4 Nëntor 2016 - 07:17      

Zëvendëskryeministri i sapoemëruar në Qeverinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, nuk ka dashur të flasë për 6 mijë kilogramët e mishit të gjetur pa afat në qendrën tregtare ETC në Pejë dhe Fabrikën e Përpunimit të Mishit “ELKOS” në këtë qytet, ku ai është pronar.

Ka thënë se përgjigjen për këtë duhet marrë në menaxhmentin e kësaj kompanie, shkruan sot Koha Ditore.

“Ajo i përket menaxhmentit të Grupit ELKOS, aty mundesh me ia parashtru këtë pyetje edhe nëse e keni lexuar informatën, ata kanë kthye përgjigje të caktuar për këtë çështje. Prandaj ju falënderoj për pyetje po përgjigjen e gjeni në...(ELKOS v.j.)”, ka thënë Ramiz Kelmendi pas takimit që ka pasur me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Më 1 nëntor, mediat kishin raportuar se Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës kishte asgjësuar në prani edhe të Policisë së Kosovës rreth 6 mijë kilogramë mish pule, peshk e prodhime peshku me afat të skaduar në ETC në Pejë dhe në Fabrikën e përpunimit të mishit “ELKOS në të njëjtin qytet, që nuk i dihej as origjina. Zyrtarët e AUV-it kishin njoftuar se lënda do të shkojë në gjykatë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...