4 Nëntor 2016 - 07:00
Nën logon e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, ky gjyqtar i EULEX-it e ka atakuar ligjin në Kushtetuese. Sipas tij, ka shkelje kushtetuese në Ligjin për “Trepçën”, nëpërmjet të cilit transformohen në shoqëri aksionare tri njësitë thelbësore të gjigantit më të madh metalurgjik që ka Kosova, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka në trajtim një padi në rastin “C-II-14-0114” kundër ndërmarrjes shoqërore “Trepça”, së cilës me ligj i janë marrë tri miniera me flotacione.
Padia është bërë nga një ish- i punësuar në njërën prej këtyre tri njësive ekonomike.
Një ekspert kushtetues ka numëruar për gazetën tri arsye, të cilat garantojnë që Ligji për “Trepçën” nuk mund të shpallet antikushtetues. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...