Veliu nuk pret zgjedhje nacionale para vitit 2018

4 Nëntor 2016 - 06:49      

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë të mos ketë asnjë telash në funksionimin e koalicionit qeverisës me PDK-në në qendër.

Sipas tij, ky koalicion i ka numrat dhe se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare para vitit 2018, shkruan sot Koha Ditore.

“Koalicioni qeverisës është stabil. Koalicioni është duke punuar, i ka numrat, Qeveria është në punë, ka bërë shumë punë të mira edhe nuk e ka asnjë telash për sa i takon funksionimit të këtij koalicioni. Për ne kjo çështje nuk është temë e diskutimit në Lidhjen Demokratike, sepse nuk është hapur asnjë diskutim në forumet e këtij subjekti politik për zgjedhjet. Zgjedhjet nacionale janë në 2018, ndërsa ato lokale janë në vitin e ardhshëm”, ka theksuar Agim Veliu, kur është pyetur nëse e kanë përkrahjen e PDK-së për miratimin e buxhetit për vitin 2017. (Detaje tjera mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...