Mbërrin në Kosovë Hilmi Kelmendi, pa përcjellje të institucioneve

3 Nëntor 2016 - 22:53      

Ka mbërritur në Kosovë i arrestuari në Serbi, Hilmi Kelmendi.

Ai ka ardhur nën përcjellje të Policisë së Serbisë, së bashku me babanë e tij, Binak Kelmendi.

Ai qe arrestuar javën e kaluar nga autoritet serbe, me dyshimin për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Me të s’ka qenë as Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme e as Valdet Sadiku, shef i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.

Kelmendi ka deklaruar se arsyet e arrestimit të tij ishin banale.
“Më kanë akuzuar për rrahje e për zhdukje por pa pasur fare dëshmi”, ka thënë Kelmendi, raporton KTV.

Lirimi i tij vjen pak ditë pas lirimit të drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi, i cili është mbajtur në paraburgim për më shumë se një muaj.

Hilmi Kelmendi është personi i katërt ndaj të cilit Gjykata e Lartë e Kolegjit për Krime Lufte në Serbi kishte caktuar 30 ditë paraburgim më 11 prill të 2011-ës, raoprton Koha.net. Arif Shala nga Cermjani, Jahë Bushati nga Gërgoci, që të dy tashmë të ndjerë, dhe A.K. nga Rakovina e Gjakovës, së bashku me Hilmi Kelmendin, sipas aktakuzës, dyshoheshin për krime luft.

Prokuroria për Krime të Luftës e Serbisë, më 11 prill të 2006-ës, nisi procedurat hetimore për vazhdim të hetimeve për këtë rast, me dyshimin se të akuzuarit morën nga shtëpia e tyre një rom në vitin 1998, për fatin e të cilit ende nuk dihet.

Hilmi Kelmendi u arrestua natën mes së premtes dhe së shtunës, teksa po vinte për pushime në Kosovë nga Gjermania.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...