3 Nëntor 2016 - 19:15
Nehat Baftiu nga seanca e ardhshme pritet që zyrtarisht të jetë deputeti i PDK-së, duke e zëvendësuar Ramiz Kelmendin, që u bë zëvendës i Isa Mustafës. Por, problem mbetet zëvendësimi i Fadil Demakun.
Bajram Zejnullahu, i cili ka vetëm një votë më pak se Baftiu, nuk dëshiron të jetë deputet, pasi ai tashmë është në pozitën e anëtarit të bordit të AKP-së. I dyti pas tij, është ish-kryeministri Bajram Rexhepi, i cili i ka thënë KTV-së se jeta e tij politike ka përfunduar.
Fatmir Shurdhaj është i treti, por ai nuk ka mohuar e as pohuar nëse do të jetë në këtë pozitë. Shurdhaj, i cili jeton në Shqipëri, aktualisht është nën hetime për rastin ‘Pronto II’.
Edhe i katërti në listën e pritjes së PDK-së ka post publik. Ai është rektor në Universitetin e Prizrenit, Ramë Vataj.
Sipas llogarisë, personi i 5-të në listën e pritjes së PDK-së, që ka gjasa të jetë deputet është ish-shefi i Policisë së Kosovës, Behar Selimi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...