3 Nëntor 2016 - 19:09
Por as që i kishte shkuar mendja që rasti i tij, që aktualisht është në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, do të mund ta kthente ligjin në pikën zero, transmeton Koha.net.
Beqiri kishte pësuar lëndim të rëndë në vitin 2013 në flotacionin e Kishnicës, për çka kishte marrë rreth 20 mijë euro nga sigurimi shëndetësor, por pretendon se edhe afër 20 mijë të tjera i kanë mbetur borxh.
Ai nga ekspertë është shpallur 100 % i paaftë për të kryer punë të rënda fizike dhe është vlerësuar t’i jetë zvogëluar aktiviteti i përgjithshëm jetësor në 60%.
Avokati i tij, Sylejman Klinaku, thotë se do të presin përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, por edhe sqarimet nga qeveria, pasi e sheh të palogjikshme që të bëhet bartja e aseteve, por jo edhe e obligimeve të Trepçës.
Por, sipas Besnik Berishës, këshilltar i Kryeministrit Mustafa, Ligji për Trepçën tashmë është konstatuar se është në përputhje me kushtetutën dhe se i njëjti nuk cenon asnjë të drejtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...