3 Nëntor 2016 - 19:01
Pas hedhjes poshtë që Gjykata Kushtetuese i bëri ankesës së Listës Serbe, tani i është dërguar një tjetër kërkesë për ligjin e njëjtë.Këtë tani e ka bërë gjyqtari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Werner Kannenberg, transmeton Koha.net.
Në kërkesën e tij, që e ka siguruar KTV-ja, ai vë në dyshim kushtetutshmërinë e Ligjit për Trepçën. Në veçanti, gjyqtari konteston pjesët e ligjit lidhur me të drejtën themelore të pronës ose nenin 46 të Kushtetutës së Kosovës, meqenëse gjyqtari i EULEX-it është i caktuar në një lëndë ku është paditur Trepça nga një ish-punëtor.
Gjyqtari thotë se kërkesa e mëhershme e Listës Serbe nuk e parasheh të njëjtën çështje, që është thelbi i kërkesës së tij.
Këtë e arsyeton me faktin se kjo nuk ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të pronarëve të Trepçës, të cilët ka nevojë të identifikohen por me cenimin e pronës së paditësit në fjalë, i cili është kreditor i Trepçës nën administrim të AKP-së.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar për KTV-në se e ka pranuar këtë kërkesë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...