Apostolova në MPMS falënderon Abrashin për bashkëpunim

3 Nëntor 2016 - 18:54      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot në një takim Shefen e Zyrës dhe Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Duke e falënderuar për ndihmën e BE-së dhënë Kosovës përgjatë këtyre viteve, ministri Abrashi e njoftoi Apostolovan për projektet e MPMS-së dhe zhvillimet politike në vend, transmeton Koha.net.

Ministri Abrashi, sipas komunikatës nga MPMS, shpjegoi projektet e ministrisë që kanë synim rritjen e punësimit, siç janë subvencionet për paga, grantet për vetëpunësim, aftësimet profesionale dhe trajnimet në vend të punës, etj. Gjithashtu, Abrashi e njoftoi mysafiren për reformat në pensione dhe mirëqenie sociale, në reformimin e skemës së pensioneve bazike duke kursyer dhjetëra miliona euro, reformimin e asistencës sociale që do të stimulojë punësimin e atyre që varen nga këto ndihma, etj.

Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, nga ana e saj e falënderoi ministrin Abrashi për pritjen dhe bashkëpunimin me BE-në dhe shfaqi interesim për projektet e MPMS-së dhe për zhvillimet politike në vend.

Apostolova shfaqi veçanërisht interesim për dialogun mes partnerëve socialë si mekanizëm për përfshirje sociale dhe zhvillim të barabartë, si dhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, në mënyrë që Kosova të fillojë të përfitojë nga të gjitha programet që ofrohen me këtë marrëveshje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...