3 Nëntor 2016 - 18:08
Haradinaj është pritur në takime të ndara nga Hans Joachim Falenski, këshilltari për Politikë të Jashtme i Grupit Parlamentar CDU-CSU, Helge Tolksdorf, drejtor për zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë Federale për Çështje Ekonomike të Gjermanisë, si dhe Christian Wiesenhutter, Zëvendës Shef Ekzekutiv i Odes për Ekonomi dhe Industri në Berlin, transmeton Koha.net.
I pari i AAK-së, sipas një komunikate nga kjo parti, në këto takime foli për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, aspektet socio-ekonomike dhe zhvillimore, sundimin e ligjit, proceset integruese si dhe mundësit e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Haradinaj, nikoqirëve ua përcolli edhe mirënjohjet dhe falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...