Mustafa për Reuters: Zgjedhjet do të jepnin të njëjtin rezultat

3 Nëntor 2016 - 17:56      

Qeveria e Kosovës planifikon të shpenzojë rreth 50 milionë euro për veteranët e luftës, në bazë të kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka thënë kryeministri Isa Mustafa për Reutersin, të enjten.

Kosova ka marrëveshje dyvjeçare me FMN-në në vlerë të 184 milionë eurosh. Nga kjo pjesë deri tani janë tërhequr 71 milionë euro. Por FMN ka kritikuar rritjen e shpenzimeve publike duke përfshirë edhe pakon për veteranët e luftës.

“Numri i veteranëve të luftës është rritur përtej asaj që kishim planifikuar dhe FMN ka vlerësuar se kjo do të destabilizojë buxhetin nëse nuk i kontrollojmë mirë këto shpenzime dhe ata besojnë se shuma prej 50 milionë eurosh nuk bën të kalohet”, ka thënë Mustafa për Reutersin gjatë një konference në Londër, transmeton koha.net.

“Kemi biseduar me veteranët dhe jemi marrë vesh që të bëjmë disa ndryshime në ligjin për veteranët e luftës dhe për të funksionalizuar këto norma”, ka shtuar numri një i qeverisë.

Mustafa po ashtu në këtë intervistë për Reutersin ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

“Në situatën aktuale politike, zgjedhjet nuk do të zgjidhnin gjithçka, sepse forcat politike janë ashtu siç janë – vetëm do të përsërisnim të njëjtën gjë”, ka shtuar Mustafa. “Besojmë se mandati duhet të kompletohet”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...