3 Nëntor 2016 - 17:35
Kryeparlamentari Veseli, sipas komunikatës zyrtare, theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që qytetarët kosovarë të vazhdojnë të mbeten të izoluar, vetëm për shkak të mos miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.
Ndërsa në anën tjetër, Laszlo Kover i ka ofruar mbështetje të plotë homologut kosovar se do të mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa u zotua se do të kërkojë përkrahje për liberalizim të vizave për kosovarët edhe nga vendet tjera evropiane.
“Kover tha se Hungaria është e gatshme ta ndihmojë Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe në aspektin e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit më të madh bileteral mes vendeve”, thuhet më tej nga komunikata zyrtare e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Budapest, Veseli është pritur në takime të ndara edhe nga zëvendëskryeministri Zsolt Semjen dhe nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Hungarisë. Në këto takime, gjithmonë sipas kësaj komunikate, Veselit i është ofruar gatishmëria e shtetit hungarez që të ofrojë financime të projekteve në Kosovë në vlerë prej rreth 150 milionë euro.
“Këto mjete të ofruara si kredi të buta me gati zero interes, pritet të investohen në fushën e bujqësisë, rehalbilitimit të liqenit të Batllavës, ndërtimin e stadiumit olimpik për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, si dhe projekte për menaxhimin infrastrukturor të komunikacionit rrugor në Kosovë”, thuhet më tej.
Kryeparlamentari kosovar tha se do të finalizojnë shumë shpejt të gjitha projektet e ofruara dhe do të nisin investimet në fushat e cekura, që janë me interes për të rinjtë kosovarë, në fushën e sportit, por edhe për zhvillimin ekonomik përmes investimeve në bujqësi, teksa ka në fund ka ftuar hungarezët të investojnë në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...