Hoxha: Trajnimet në politikat publike janë qenësore për shërbyesit civilë

3 Nëntor 2016 - 17:29      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve të grupit të Dytë të “Programit të Lidershipit Transformues”, të mbështetur nga USAID dhe Kolegji amerikan.

Programi kishte për qëllim fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve të stafit publik në politika publike dhe një lidership duke i kontribuuar sundimit të ligjit.

“Fuqizimi i sundimit të ligjit është prioritet imi dhe konsideroj se duhet të jetë prioritet për të gjithë neve. Fuqizimi i sundimit të ligjit nuk përfshin vetëm institucione apo individë të caktuar. Në këtë proces, kanë një rol të pakontestueshëm edhe shërbyesit civilë të cilët janë baza e administratës publike dhe të cilët sigurojnë kontinuitet në funksionimin e administratës së institucioneve tona”, theksoi ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Rëndësi të veçantë duhet kushtuar edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të shërbyesve civil, vuri në dukje ministrja Dhurata Hoxha, me metodat dhe kurrikulën e avancuar dhe sidomos nga institucion amerikan i edukimit, është një avantazh që duhet shfrytëzuar dhe përfituar sa më shumë.

“Trajnimet në fushën e politikave publike, analizave dhe vendimmarrjes janë qenësore për shërbyesit civil në institucionet tona. Sa më shumë rritje të kapaciteteve që do të kemi do të fuqizojmë vendimmarrjen dhe kështu ndikojmë drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve më të mira si për vetë institucionet ashtu edhe për qytetarët”, potencoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin për të investuar sa më shumë në edukimin e vazhdueshëm të kuadrove, sidomos në vendimmarrje dhe politik bërje, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe avancimit të punës së administratës publike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...