Ymeri: S’ka kohë për reformë zgjedhore, zgjedhjet janë zgjidhje

3 Nëntor 2016 - 17:21      

Visar Ymeri është figura e dytë nga opozita, pas Ramush Haradinajt, që nuk do të marrë pjesë në takimin e nesërm të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, për “Reformën Zgjedhore”.

Ymeri, që ka folur për Koha.net, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takim dhe së zgjidhje janë zgjedhjet.

“E refuzoj këtë ftesë për reformë zgjedhore. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Në të mirë të vendit”, ka thënë Ymeri, i cili shton se në këtë kohë kur, sipas tij, korrupsioni kronik i qeveritarëve të PDK-së dhe LDK-së në nivele qendrore e lokale ësht bërë publik, nuk ka kohë për reformë zgjedhore.

Koha sipas Ymerit është për zgjedhje.

“Tash kur institucionet e qeveria e Kosovës e kanë humbur legjitimitetin pas projekteve antikombëtare të kësaj qeverie, projekte që sollën tensionim të paparë mes qeverisë e popullit, nuk është koha për reforma por për zgjedhje! Tash kur populli i Kosovës i varfëruar deri në skaj e gjithnjë e më i papunë prej privatizimeve të kësaj klike po merr rrugët e emigrimit si pasojë e faktit që qeveria PDK-LDK nuk ka ndërmarrë asnjë politikë në ndihmë të ekonomisë e punësimit, tash s'është koha për reforma, por vetëm për zgjedhje”, ka folur më tej Ymeri, që shton se zgjedhjet e reja, po të mbahen të ndershme, do të prodhonin legjitimitet për institucionet dhe mbi të gjitha do të sillnin mundësinë për ndryshim që aq shumë i duhet Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...