Haradinaj s'i shkon Thaçit nesër në takim

3 Nëntor 2016 - 16:58      

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dërguar ftesa tek krerët e partive politike për një takim, që do të mbahet nesër.

Takimi do të ketë për temë “Reformën Zgjedhore”, transmeton Koha.net.

Në këtë takim nuk pritet të marrë pjesë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Arsyeja është se ai nuk është brenda vendit.

Zëdhënësi i partisë dhe anëtari i kryesisë, Muharrem Nitaj ka thënë se kjo do të jetë arsyeja se pse nuk do të marrin pjesë takim, sepse ftesa ka qenë specifike.

“Pasi ftesa ka qenë specifike, për zotëri Haradinajn, atëherë ai është jashtë vendit dhe nuk mund të jetë në takim, pasi nuk është fizikisht”, ka thënë Nitaj për Koha.net.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...