Kelmendi do që tokat e AKP-së në Podujevë të kthehen në Zona Ekonomike

3 Nëntor 2016 - 16:19      

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili ka marrë detyrën zyrtare ditë më parë, sot ka vizituar komunën e Podujevës.

Me këtë rast Kelmendi tha se po synojnë që hapësirat të cilat i menaxhon Agjencia Kosovare e Privatizimit të jenë në shfrytëzim të ndërtimit të Zonave Ekonomive të Komunës së Podujevës, në mënyrë që ato zona të jenë një mbështetje për zhvillim ekonomik.

Kelmendi tha se ka shumë ide të cilat mund t’i realizojë tashmë si anëtar i Qeverisë së Kosovës. Ai tha se Qeveria e Kosovës ka krijuar një fond për garantimin kredive për ekonomi të vogla, dhe për këtë ka informuar kryetarin e Podujevës që afaristët që dëshirojnë të kenë qasje në këtë fond, të konkurrojnë në bankat e Kosovës dhe projektet e tyre që i plotësojnë kushtet të marrin mbështetjen me anë të këtij fondi.

“Ne do të shohim në bashkëpunim me komunën që një pjesë e investitorëve strategjikë të brendshëm të gjejnë zgjidhje me komunën, të bashkëpunojnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit që hapësirat që i menaxhon ajo të jepen në shfrytëzim për ndërtimin e Zonave Ekonomike të komunës në mënyrë që ajo zonë të jetë një pikë mbështetje për zhvillim ekonomik”, tha Kelmendi.

Ai foli tutje edhe për Ligjin e Investimeve Strategjike, i cili sipas tij, parasheh që t’i trajtojë më shumë investitorët e jashtëm. Kelmendi po ashtu është informuar edhe për planin zhvillimor strategjik të komunës së Podujevës, i cili sipas tij, duhet të merret parasysh nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Unë sot gjatë vizitës u informova nga kryetari për planin zhvillimor strategjik të komunës. Njëkohësisht shpreha interesim që çka Qeveria e Kosovës duhet të bëjë për planet hapësinore të komunës në mënyrë që investitorët e brendshëm sidomos investitorët e vegjël të kenë lehtësira në kuadër të komunës për zhvillimin e veprimtarive të tyre. Dhe meqenëse kemi afër planin për fiskale dy, të shohim se çka mundemi ne me bërë për pakon fiskale që t’i stimulojmë zhvillimin e bizneseve të vogla në komunën e Podujevës dhe në komunat tjera”, tha Kelmendi.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, theksoi se një nga vështirësitë me të cilat ballafaqohet Komuna është mungesa e hapësirave të nevojshme për zhvillimin e bizneseve.

Veliu po ashtu ka informuar se si komunë janë të përgatitur për të pritur investime zhvillimore, sepse kanë të hartuara të gjitha strategjitë sa i përket zhvillimit ekonomik lokal dhe dokumentet tjera strategjike.

“E informova se ne si komunë jemi të përgatitur për të pritur investime zhvillimore, sepse i kemi të hartuara të gjitha strategjitë edhe për sa i takon zhvillimit ekonomik lokal edhe dokumentet tjera strategjike. Edhe natyrisht se e informova për disa vështirësi që i kanë komunat për sa i takon hapjeve të bizneseve për shkak të mungesave të hapësirave të nevojshme, ngase sipërfaqet më të mëdha të komunave janë nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës. Po ashtu e informova në përgjithësi për komunën e Podujevës për mundësitë, për përparësitë që i ofron kjo trevë për zhvillimin e bizneseve”, tha Veliu.

Kryetari i Podujevës tha ndër të tjera se Kelmendin e ka njoftuar për rrjedhat aktuale në komunën e Podujevës për sa i takon zhvillimeve dhe orientimeve kryesore të kësaj treve.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...