SHSKUK bashkëpunon me QKU- Rjekës së Kroacisë

3 Nëntor 2016 - 15:17      

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Curr Gjocaj, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Rjekës së Kroacisë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Në këtë takim, është diskutuar mundësia e fillimit të bashkëpunimit të dyanshëm, sidomos në përgatitjen dhe trajnimit profesionalë të stafit.

Në këtë takim, drejtori Gjocaj, njoftoi Dr. Davor Štimac, në lidhje me punën, sfidat e vështirësitë me të cilat po ballafaqohet QKUK dhe tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Drejtori Štimac, u shpreh i interesuar për nisjen e një bashkëpunimi konkret duke premtuar se eksperiencën e tyre do të ndajnë me kolegët e Kosovës. Ai i dorëzoi drejtorit Gjocaj një botim informuar në lidhje me QKUK -Rjekës dhe shërbimet që ofrohen në të.

Të dy palët u pajtuan që pas identifikimit të nevojave të filloj bashkëpunimi konkret ndërmjet QKUK Kosovë dhe QKU të Rjekës së Kroacisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...