Veteranëve nuk ju zvogëlohen pensionet

3 Nëntor 2016 - 15:05      

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të flenë të qetë sa i përket sigurimit të pensioneve për ta.

Kështu të paktën e thotë kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati. Ai për KosovaPress ka thënë se veteranët nuk kanë pse të kenë frikë për marrjen ose jo të pensioneve që u takojnë, ngase sipas ligjeve në fuqi ata me patjetër gëzojnë të drejtën e atyre të hollave.

“Ne kemi pas dy takime, ka qenë ministri Abrashi dhe Kryeministri. Ne dje për herë të parë e kemi dëgjuar këtë, jemi në kontakt, ata e din se nga ka dalë kjo fjalë. Ne nuk besojmë që do të zvogëlohen pensionet, vonesa e dimë që është por është me arsye, sepse data e përcakton 24 deri më 7, është fjala brenda 10 dite kur duhet me dalë pensionet. Këto janë vonesa që ndodhin tek ne. Për zvogëlim pensioni nuk kemi dëgjuar ende nga Qeveria”, tha Gucati.

Por, përfaqësuesi i veteranët të luftës së UÇK-së, thotë se veteranët duhet të jenë të qetë sa i përket brengës që mund të kenë për çështjen e pensioneve. Ai thotë se deri në janar buxheti për pensionet është i ndarë.

Ndërkohë ai paralajmëron se nëse do të ketë rritje pagash në ndonjë sektorë tjetër, atëherë do të jenë edhe veteranët ata që do të kërkojnë rritje të pagave, ngase ashtu është e përcaktuar me Ligj.

Deklarimet e Gucatit për kp vijnë pas lajmeve të fundit në media, por pa një deklarim zyrtarë nga Qeveria, se kinse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që t’ia mundësojë atij që t’i zvogëlojë pensionet meritore të veteranëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...