Seminari rajonal me mësues shqiptarë të diasporës

3 Nëntor 2016 - 14:57      

Organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Këshillin e Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë dhe Këshilli i Pakicës Shqiptare të Istres dhe me mbështetjen e mësuesve nga Italia dhe Sllovenia, si dhe Bashkësinë e Pakicës Shqiptare të Pulës, në Kroaci, përkatësisht në qytetin Pula, për herë të parë u mbajt seminari rajonal me mësuesit shqiptarë nga Kroacia, Italia dhe Sllovenia, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Temat që u trajtuan në seminar ishin mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Kroaci, Slloveni dhe Itali - organizimi dhe perspektivat e zhvillimit; konsolidimi i shoqatave të mësuesve; kurrikula, zbatimi i saj dhe mjetet mësimore; planifikimi i procesit mësimor në klasat heterogjene mbi bazën e diversitetit të moshave dhe motivacionit; orë mësimi model; praktika e mërgatave të tjera për organizimin e mësimit plotësues, si dhe pati diskutime të mësuesve për problemet konkrete të tyre.

Në seminarin e mësuesve u paraqitën kumtesa lidhur me rëndësinë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, si dhe tema nga fusha e mësimdhënies.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Osman Shahini, sekretar i përgjithshëm në MeD, foli për synimet dhe projektet që Ministria ka për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.
Ai tha se Ministria e Diasporës pret një bashkëpunim intensiv dhe evidentimin e të gjitha problemeve dhe synimeve për ngritjen e mësimit të gjuhës shqipe në një nivel më të lartë dhe masivizimin e tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...