“Fuqizimi i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues i kontribuon sundimit të ligjit”

3 Nëntor 2016 - 14:47      

Sot, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka marrë pjesë në përmbylljen e Projekti të Binjakëzimit, “Fuqizimi i Shërbimeve Korrektues dhe Sprovues në Kosovë” i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Me rastin e përmbylljes së projektit, Hoxha tha se jemi duke përmbyllur një projekt tejet të rëndësishëm të Ministrisë së Drejtësisë, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në sundimin e ligjit, komponentë kjo qenësore në procesin aktual euro-integrues të Republikës së Kosovës.

Gjatë fjalës së saj, ajo falënderoi realizuesit e projektit, Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar dhe Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar nga Franca dhe theksoi se ky projekt i kontribuon rritjes së vetëdijes për humanizmin e ekzekutimit të dënimeve alternative me çka ndikon në reduktimin e krimit, zvogëlimin e recidivizmit dhe rritjen e sigurisë në shoqëri.
Projekti në fjalë do të pasohet nga faza e dytë e Binjakëzimit, ku parashihet të zgjasë 30 muaj, me ç’rast do të përmbyllet strukturimi i përgjithshëm i SHKK-së dhe SHSK-së.

“Misioni im dhe Ministrisë së Drejtësisë lidhet ngushtë me vazhdimin e ngritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, fuqizimin e zbatimit dhe sundimin e ligjit. Luftimi me vendosmëri i krimit dhe korrupsionit, vazhdimisht duke mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit, duke shtuar përgjegjësinë dhe llogaridhënien, ne krijojmë bazën e sigurt të së tashmes tonë si partner në fushën e drejtësisë, madje edhe në nivel regjional dhe global por edhe të ardhmes tonë”, tha Dhurata Hoxha.

Po ashtu, ajo përmendi edhe reformën gjithëpërfshirëse të drejtësisë, ku në veçanti vuri theks tek rishikimi i Kodit Penal dhe Kodit të procedurës penale, fuqizimin e profesioneve të lira, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, ngritjen e performancës në sektorët e veçantë, ku vlerësoi se japin argumente se ne duam që komponentë e zbatimit të ligjit të jetë ana e fortë e Republikës së Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...