Kosova anëtarësohet në ReSPA

3 Nëntor 2016 - 14:41      

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar ka pritur drejtoren e Shkollës Rajonale për Administratë Publike (ReSPA) Ratka Sekulovic, me bashkëpunëtorë nga Danilovgradi i Malit të Zi, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Ministri Yagcilar, gjatë takimit ka falënderuar delegacionin e ReSPA-s për angazhimin në ngritjen e kapaciteteve për administratën publike në Kosove, që prej themelimit të saj në vitin 2008, duke vlerësuar lartë punën e këtij institucioni të rëndësishëm për bashkëpunim në nivel rajonal.

Ministri Yagcilar, gjithashtu, ka informuar delegacionin edhe për finalizimin e procesit të anëtarësimit zyrtar të Republikës së Kosovës në këtë institucion.

Drejtoresha Sekulovic, me këtë rast, ka prezantuar punën dhe planet e shkollës për vitet e ardhshme, dhe rolin e ReSPA-s në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe të integrimeve evropiane.
Në takim palët u dakorduan, që procesi i ratifikimit të marrëveshjes së anëtarësimit duhet të përfundojë sa më parë që është e mundur, në mënyrë që edhe ReSPA të mund të vazhdojë me planin e punës që ka.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...