Zvicra premton përkrahje për arsimin në Kosovë

3 Nëntor 2016 - 14:23      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,z Arsim Bajrami, po qëndron në Zurich , me ftesë të Qeverisë Zvicerane , ku po merr pjesë në disa takime për rolin dhe ndikimin e Teknologjisë Inovative në fushën e arsimit dhe ngritjen e cilësisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Bajrami, foli për reformat e arsimit në Kosovë, me theks të veçantë rreth orientimit të të rinjve drejt Arsimit dhe Aftësimit Profesional, i cili realisht ofron mundësi me më të mira për punësim të të rinjve e që janë pjesa më vitale e shoqërisë sonë.

Me këtë rast , Bajrami mori mbështetje të plotë nga Qeveria e Zvicerane për të aplikuar modelin Dual të Zvicrës në Kosovë, model ky që nënkupton lidhjen ë shkollës me kompanitë e ndryshme të biznesit.

Në vazhdim, Bajrami tha se një përvojë e tillë vlerësohet shumë e nevojshme edhe për kërkesat e tregut të punës , ku kompanitë përkatëse kanë mundësi edhe të njihen nga afër me shkathtësitë e nxënësve që një ditë edhe ti angazhojnë në procesin e prodhimit përkatësisht ti punësojnë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...