3 Nëntor 2016 - 14:18
Në këtë Forum, ku po prezantohen mundësitë e shumta për investime që ofron Kosova për investitorët e britanikë, amerikanë dhe për investitorët e shteteve të tjera, po marrin pjesë përfaqësues të lartë qeveritarë të udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa; ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja Bajrami foli për procesin e reformave që ka ndërmarrë Kosova në funksion të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes. Ajo tha se Kosova ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, si në aspektin e ndërtimit të një legjislacioni modern ashtu edhe në përmirësimin e mjaft indikatorëve tjerë të rëndësishëm, si eliminimi i barrierave administrative, përmirësimi i infrastrukturës, ofrimi i iniciativave të ndryshme, etj. Këto reforma, tha ministrja, janë konfirmuar edhe nga Raporti i fundit i Bankës Botërore i cili e ka nxjerrë Kosovën në vendin e 60 në nivel global sa i përket lehtësisë së të bërit biznes.
Besian Mustafa, drejtor i agjencisë KIESA prezantoi mundësitë që ofron Kosova për investime nga sektorë të ndryshëm industrialë, ndërsa ministrat Avdullah Hoti, Blerand Stavileci dhe Memli Krasniqi, prezantuan projektet investive që mbulohen nga resorët që ata drejtojnë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...