3 Nëntor 2016 - 14:16
Sadiku ka folur për rolin dhe rëndësinë e Programit Kombëtar për HIV dhe TB, përkrahjen e Fondit Global si dhe për rolin e Ministrisë së Shëndetësisë në zbatimin e këtij programi.
Ai tha se qëllimi i kësaj punëtorie është që të dilet me konkluza të qarta të cilat do të ndihmonin zhvillimin dhe zbatimin e Programit për HIV dhe TB, dhe ju ka bërë thirrje të gjithë akterëve relevantë që janë të kyçur në këtë program, që të jenë të përgjegjshëm karshi obligimeve që kanë.
Në punëtori është prezantuar Marrëveshja e Grantit për HIV, Qëndrueshmëri dhe Tranzicioni, Politikat e Fondit Global dhe obligimet që ka Ministria e Shëndetësisë ndaj Marrëveshjes.
Po ashtu, në këtë punëtori është bërë edhe hartimi i planit afatshkurtër të veprimit të MSh-së, duke u bazuar në obligimet e marra nga Marrëveshja si dhe është bërë identifikimi i prioriteteve, ndarja e përgjegjësive dhe afatet kohore të realizimit të këtij plani dhe plani për fazën tranzitore.
Programi i për HIV dhe TB deri më tani ka kontribuar në një ambient përkrahës për zbatimin e këtij programi si dhe ka krijuar kapacitete vendore të resurseve humane të cilat mund të shërbejnë në periudhën e transitore prej Grantit në Institucionet Publike.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...