Haxhiu: Deliu-Kodra e sheh Kuvendin si sfilatë mode, nuk ka bërë asgjë për Kosovën

3 Nëntor 2016 - 14:02      

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur koleges së saj në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, për deklaratat e saj në emisionin “Interaktiv” në KTV.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në “Interaktiv” të mërkurën mbrëma, ka thënë se në dhjetor do të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Gjykata Themelore na ka ftuar që të jemi dëshmitare në lidhje me gazin lotsjellës, unë për shkak të obligimeve shëndetësore dhe familjare që mos të shkojë, gjithsesi do të shkojë në dhjetor”, ka thënë Deliu-Kodra, transmeton Koha.net. Ajo thotë se secili që ka hedhur gaz, duhet të marrë dënimin e merituar.

Ndaj këtyre deklaratave ka folur deputetja Haxhiu, e cila ka thënë se kolegia e saj e përdor Kuvendin e Kosovës vetëm si sfilatë mode dhe se nuk ka bërë asgjë për shtetin e Kosovës.

“Pas shumë reagimeve, vendosa sot ta përcjellë bisedën në INTERAKTIV, të Blerta Deliu Kodra. Përnjëmend është në nivel me mashtrimin dhe hipokrizinë, tipar i përbashkët i ‘Klanit Pronto’!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“E njëjta me shumë mllef flet për veprimet e opozitës përbrenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, por ama refuzon të flas kur i bëhet pyetje për rastet e kryetarëve të PDK-së, të cilët janë duke u hetuar për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare! (që as me 10 gishtat e dorës nuk i numëron dot)
Fatmirësisht që Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka deputetë, që janë në gjendje të vetëflijohen për të mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Republikës”, ka shkruar deputetja e VV-së.

“Me veprimet tona, ne kemi parandaluar bosnjëzimin e mundshëm të Kosovës përmes “Zajednicës” dhe faljen e territorit përmes marrëveshjes që e ka nënshkruar ish shefi i saj, tani i ashtuquajturi President, Hashim Thaçi, sa për Blerta Deliun dhe sojin e saj, ato projekte të dëmshme qysh moti do të jetësoheshin. Blerta Deliu, e cila e konsideron Kuvendin si sfilatë mode, më së paku mund të flas për mbrojtjen e interesave të qytetarëve”.

“Nuk më kujtohet ndonjë veprim i saj në favor të Republikës dhe qytetarëve madje është po e njëjta e cila, jo rrallë herë, me votën e saj ka dëmtuar interesat e Republikës”, ka shkruar Haxhiu, e cila ia ka përmendur Deliu-Kodrës votimet, sipas saj, me të cilat dëmtoi interesat e shtetit.

“Po e përmend këtu, votimin e ligjit për amnistimin e kriminelëve serb, marrëveshjen e 19 prillit, kundërshtimin në parim të pligjit për njohjen e statusit të grave të dhunuara gjatë luftës por poashtu edhe votimin e Gjykatës e cila ka për qëllim njollosjen e luftës së drejt të UÇK-së!”

“Qytetarët e Republikës, e sidomos ata në të cilët e njëjta shpesh thirret, votuesit e Skenderajit, do të duhej ta ndëshkonin me votë këtë soj të deputetes! Dhe në fund, nuk ua japim mundësinë që një subjekti që ndryshe njihet si “klani Pronto”, ku ajo bën pjesë, ta mendojë koalicionin me ne!”, ka shkruar Hashiu.

“Ju duhet të jepni llogari për gjitha keqpërdorimet e pasluftës, për fajin e së cilave sot qytetarët po ikin nga Kosova, gjysma tjetër janë të papunë dhe të tjerë në varfëri, në ndërkohë ju keni krijuar milionat!”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...