Mustafa: Rrugën e konsolidimit të Trepçës nuk mund ta ndalë askush

3 Nëntor 2016 - 13:27      

Deputeti i LDK-së dhe kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, sot ka reaguar ndaj kërkesës së një gjykatësi të EULEX-t për të hedhur poshtë vendimin e Kushtetueses për Ligjin e Trepçës, transmeton Koha.net.

Mustafa e konteston këtë kërkesë të gjykatësit

Ligji për Trepçën nuk bën asnjë eksproprijim të të drejtave dhe obligimeve, ka thënë Mustafa në fillim të reagimit të vet.
Parimisht, ka vazhduar ai, borxhet shkojnë me asetet, kush merr asetet duhet t’i bartë edhe borxhet sipas Ligjeve ne fuqi, në këtë rast Ligjit për AKP.

Njësitë e Trepçës që tash janë brenda Trepçës sh.a. një organizate kjo e konstituuar sipas ligjeve në fuqi, nuk janë të ngarkuara me borxhe të mëdha dhe këto njësi biznesore nuk bartin borxhe të mëdha tek aksionarët, thotë Mustafa . Po obligimet e tyre eventuale duhet t’i marrë me vete Trepça sh.a., qe do te thotë edhe aksionarët.

Në Ligjin për Trepçën thuhet se këto obligime do të trajtohen sipas Ligjit mbi ndërmarrjet publike dhe këtë si duket nuk e ka pasur parasysh gjyqtari i Dhomës speciale të Gjykatës Supreme.
Në parashtresën e tij ka shume “nëse” qe duken si një lloj spekulimesh. Natyrisht, aspektet juridike të kësaj kërkese duhet t’i vlerësojnë juristët, por duket e çuditshme kjo që pohohet aty se punëtorët nuk mund të bëhen pronarë të aksioneve, një fenomen ky i njohur në korporatat moderne, e këtë mundësi nuk e kufizon asnjë Ligj i Kosovës. Natyrisht që Dhoma Speciale mund të bëjë edhe kërkesa të tilla, por ajo dhomë ka edhe shumë probleme madhore, me dhjetëra mijëra lëndë që po i trajton shumë ngadalë dhe po mban peng ose kërkesat e kreditoreve ose mjetet nga fondet e privatizimit që do të mund te përdoreshin ne funksionin e tyre ekonomik! Këtu duket një superagilitet!, konstaton Mustafa.
Në Ligj nënkuptohet se nëse ato njësi që kanë hyrë në Trepça sh.a. kanë borxhe të lidhura me asetet ato do të trajtohen sipas Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike. Formulimi i neneve lidhur me kreditoret në Ligjin për Trepçën është bërë me kujdes dhe në bashkëpunim me AKP. Nëse në këtë kuptim del ndonjë paqartësi, lidhur me dispozitat që i rregullojnë obligimet që lidhen me asetet e caktuara që kanë hyrë në Trepça sha, kjo mund të përmirësohet pas një shqyrtimi detal me AKP, por kjo assesi nuk e bën Ligjin antikushtetues siç po pretendojnë disa.

Në vazhdim të kësaj dëshiroj të siguroj akterët e interesuar dhe opinioni se Ligji për Trepçën nuk eskproprion asnjë të drejtë te askujt ( pra as te kreditorëve), por gjithashtu siguron se asnjë pretendim nuk do të mund të ndalë procesin e konsolidimit të Trepça sh.a. të promovuar me Ligjin e aprovuar në Kuvend.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...