Afganistani merr përvoja nga Kosova

3 Nëntor 2016 - 11:59      

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur në vizitë zyrtare një delegacion të Departamentit të të Hyrave të Afganistanit.

Qëllimi i kësaj vizite është informimi i tyre me progresin dhe zhvillimet e Administratës Tatimore të Kosovës, në të gjitha fushat, në veçanti në fushën e politikave dhe procedurave tatimore, si dhe në fushën e teknologjisë informative, me mundësi të shkëmbimit të përvojave më të mira në fushën e tatimeve, në mes dy institucioneve, thuhet në një komunikatë për media e ATK-së.
Ky delegacion i kryesuar nga Zëvendës Drejtori për Çështje Teknike nga Departamenti i të Hyrave të Afganistanit, Mohammad Saleem Kashaf me bashkëpunëtorë, janë informuar për së afërmi rreth implementimit të Planit Strategjik, për të cilin u tha se është i përqendruar në sigurimin e përmbushjes vullnetare të obligimeve tatimore, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, krahas zbatimit të drejtë dhe të njëllojshëm të legjislacionit tatimor.

Temat e takimeve të delegacionit afgan janë të lidhura kryesisht me shërbimet elektronike, si deklarimi dhe pagesa elektronike, vërtetimi tatimor, One-Stop-Shop, pikat e shërbimit, qendra e thirrjeve dhe sistemi tatimor në përgjithësi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...