3 Nëntor 2016 - 11:49
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka thënë në hapje të këtij kongresi se nuk do të ishte real nëse do të thoshte se sistemi shëndetësor ka krijuar kushte adekuate të punës për secilin profesionist.
Mirëpo, ai ka shtuar se Ministria që ai e drejton po punon që secilit qytetar të vendit t’ia dëshmoj që shëndetësia në Kosovë ka nevojë për besimin e tyre.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të punohet me modelin klasik të statistikave, pasi sipas tij, ky model ka bërë që në Prishtinë para dy viteve të zbulohet problemi me dhëmbët tek fëmijët derisa tani problemi me këtë kategori të qytetarëve është tek obeziteti.
Edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema e ka mbështetur këtë seminar i cili organizohet në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku tha se nga ftesa e ka kuptuar rëndësinë shumë të madhe të tij.
Kurse, Sylejman Rexhepi nga Këshilli Organizativ dhe Shkencor i Kongresit, tha se ky kongres e vazhdon suksesin e viteve të kaluara duke grumbulluar ekspertë të njohur vendor nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia etj.
Kongresi i tretë Kombëtar i Reumatologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare ka filluar sot dhe do të zgjas punimet deri nesër.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...