Hilmi Kelmendi sot në mesditë para Gjykatës në Beograd

3 Nëntor 2016 - 11:38      

Hilmi Kelmendi do të dalë sot në ora 12 para Gjykatës për Krime Lufte në Beograd, ku pritet t’i lexohet aktakuza.

 

 

Këtë e konfirmoi Valdet Sadiku, shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi i cili theksoi që është duke e ndjekur nga afër gjithë situatën.

Hilmiu sot ai është takuar me babanë e tij, Binak Kelmendin, raporton KTV.

Kelmendi ka bërë të ditur për KTV se gjendja e të birit është kryesisht e mirë e po ashtu edhe trajtimi ndaj tij nga autoritetet e Qendrës së paraburgimit në Beograd.

Ai ka theksuar se kontribut për takimin e tij me të birin ka dhënë dhe Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, e cila është duke bërë përpjekje për lirimin e tij.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...