Vujiçiq: Lista Serbe po bojkoton institucionet Kosovës, por jo pagat e mëditjet

3 Nëntor 2016 - 11:31      

Kryetari i Shoqatës së Unionit të malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujiçiq në një deklaratë për media ka kritikuar dha ka akuzuar sjelljen e Listës Serbe në Kosovë, transmeton Koha.net.

Në këtë deklaratë Vujiçiq ka thënë se edhe pse e ka bërë betimin se do të kujdeset për shtetin dhe se do të punojë për interesin e të gjithë qytetarëve të tij, Lista Serbe, me qasjen e vet negative ndaj çdo gjëje, bën çdo gjë për të destabilizuar. Kjo sjellje e zyrtarëve të Listës Serbe është e palejueshme dhe nuk bën të tolerohet.

Deklarata e tij në vazhdim thotë se deklaratat e disa deputetëve të Listës Serbe, sidomos ajo se “marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve e serbëve nuk kanë qenë kurrë më të këqija”, është tregues i qëllimeve të tyre për të sjellë jo paqe e mosbesim ndërmjet dy entiteteve. Paraqitja e këtyre pohimeve të rrezikshme dhe të pavërtetave është pasqyrë e vazhdimit të politikës së tyre prej cirku me të cilën kësaj radhe e tejkalojnë edhe veten.

Lista Serbe, thotë Vujiçiq, gjoja po i bojkoton institucionet, or nuk i bojkoton pagat e mëditjet deh benefitet tjera që ua ofrojnë institucionet e Republikës së Kosovës.
Në fund të deklaratës Vujiçiq ka ftuar serbët e Kosovën të shikojnë gjendjen faktike dhe të mos bien pre e deklaratave që vijnë nga ata që ai i quan mashtrues.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...