Gjyqtari i Supremes gjen shkelje në Ligjin për Trepçën, Kushtetueses i kërkon shfuqizimin

3 Nëntor 2016 - 10:10      

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme përmes një njoftimi bën të ditur se një gjyqtar i saj ka gjetur shkelje në Ligjin për Trepçën.

Paditësi në rastin C-II-14-0114 pranë DHPGJS-së, ka një padi kundër NSH-së Trepça. Ligji e zvogëlon vlerën e padisë së paditësit në zero pa e kompensuar atë, theksohet në fillim të njoftimit.

Një gjyqtar i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i Dhoma se Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EUELX-i, arrin në përfundim se Ligji (për Trepçën – sqarim ynë) është antikushtetues për dy arsye të ndryshme, që të dyja të bazuara në të drejtave themelore që e garantojnë pronën (neni 46 i Kushtetutës): Së pari, Ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës. Vlera e padisë së tij ndaj Trepçës është reduktuar në zero, pasi Trepça ka mbetur pa burime si dhe e mbingarkuar me borxhe. Së dyti, shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privatë pa ndonjë arsyetim. Për këtë arsye, Gjykata ka lëshuar një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese (neni 113.8 i Kushtetutës), e cila ka fuqinë ekskluzive të shfuqizojë ligjet, thuhet në njoftimin për medie të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me NSH Trepça.

Pas shpalljes, Ligji Nr. 05/L -120 për Trepçën ka hyrë në fuqi. Ligji i nxjerr asetet e vlefshme nga NSH Trepça dhe i bart ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapo krijuar aksionare, nga të cilat 80% e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20% në pronësi private. Aksionarët i marrin aksionet falas. Shoqëria aksionare as nuk i merr përsipër obligimet që i ngarkohen NSH-së Trepça e as nuk garanton për to. Në formën e mbetur, NSH-së Trepça i hiqen asetet e saj pak para se të skadojë moratoriumi dhe kreditorët do të mund të tentojnë likuidimin që të realizojnë paditë e tyre. Por NSH-ja do të vazhdojë të përballet akoma me tërë borxhin e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...