Zejnullahu do ambasada të ndërsjella në Tiranë e Sarajevë

3 Nëntor 2016 - 09:58      

Sarajevë, 3 nëntor - Do të angazhohemi dhe do të punojmë maksimalisht që Bosnjë e Hercegovina (BeH) dhe Shqipëria sa më shpejt të jetë e mundur të hapin ambasadat në Tiranë dhe Sarajevë, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA) Muharrem Zejnullahu, konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në BeH dhe ish-ambasadori i parë i BeH në Shqipëri.

Në fillim të javës në Sarajevë u hap Konsullata e përgjithshme e nderit të Shqipërisë në Bosnjë, dy vite pas mbylljes së ambasadës të Shqipërisë në Sarajevë. Kjo ambasadë në BeH ka vepruar nga viti 2010 deri në vitin 2014, ndërsa ambasada BeH-së në Shqipëri ka vepruar nga viti 1993 deri 1998.

"Më vjen mirë që gjatë vizitës të kthimit në Bosnjë dhe vizitës së ministrit të Jashtëm Igor Cërnadag, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati u shoqërua me aktivitetet që kanë të bëjnë me një marrëveshje shumë të rëndësishme në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit mes BeH dhe Shqipërisë në trafikun detar dhe transport. Marrëdhëniet mes BeH-së dhe Shqipërisë u ftohën paksa pas mbylljes së ambasadës shqiptare në Sarajevë, por në gjithë këtë është një tregues i ri se në këto ujëra politike mes BeH-së dhe Shqipërisë, që është shumë e rëndësishme të theksoj, nuk ka çështje të hapura", tha Zejnullahu.

"Mundësitë e bashkëpunimt mes BeH dhe Shqipërisë janë të mëdha. Marrëdhëniet politike mes dy vendeve që nuk janë fqinjë të parë janë në nivel shumë të lartë. Në fakt, ne në BeH kemi ndjenjën sikur të jemi fqinjë të parë me Shqipërinë. Shqipëria dhe BeH një vit më parë aplikojnë marrëveshjen e reciprocitetit të udhëtimit me kartë identiteti, që është një e arritur e madhe, duke marrë parasysh gjendjen e katër apo pesë vite më parë, kur ishte shumë vështirë që të marrim vizë udhëtimi", ka thënë Zejnullahu.

Ai theksoi se në fushën e turizmit ka potenciale të mëdha nga të dyja anët. Të dyja shtetet, si BeH, ashtu edhe Shqipëria, kanë potencial të madh kur bëhet fjalë për turizmin.

"BeH ka të zhvilluar turizmin dimëror, malet e bukura, malet olimpike, dhe kjo duhet theksuar. Kjo duhet të promovohet në Shqipëri", ka thënë Zejnullahu.

Nga ana tjetër, theksoi ai, ekziston një bindje e re e qytetarëve të BeH-së për Shqipërinë dhe ndaj pushimeve verore dhe asaj që bregdeti dhe operatorët turistik shqiptarë ofrojnë qytetarëve të BeH-së.

"Çdo vit numri i turistëve gjatë verës rritet. Në këtë drejtim nevojitet punë e përbashkët mes agjencive turistike", ka thënë Zejnullahu.

Ai thotë se detyra e tij e parë në rolin e Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Shqipërisë në BeH do të jetë, që në mars apo fillim të prillit 2017 të përpiqet që të organizojë javën turistike të Shqipërisë në BeH me përmbajtje të plotë, nga aktivitetet turistike, prezantime të kuzhinës, kulturës së Shqipërisë në Sarajevë, Mostar, Banja Llukë, Tuzla. Në anën tjetër, thotë Zejnullahu, në një periudhë të mëvonshme, të organizohet e njejta në Shqipëri, si jave turistike e BeH-së në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.

Përveç turizmit, ekzistojnë mundësi shumë të mëdha të bashkëpunimit ekonomik midis BeH dhe Shqipërisë.

- Pakicat janë ambasadorët më të mirë të këtyre vendeve

Ai konsideron se janë me fat ato vende që kanë pakica të tilla kombëtare siç janë pakica boshnjake në Shqipëri dhe ajo shqiptare në BeH.

- Vështërsitë e marrjes së vizave, pamundësojnë martesat -

Ai falënderoi për problematizimin e çështjes së rëndë të marrëdhënieve ekonomike, por edhe komunikimin e përditshëm të njerëzve nga BeH dhe Kosova për shkak të regjimit të vizave mes dy vendeve.

Ai thotë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Bushati theksoi se BeH duhet të bëjë një hap përpara dhe të përpiqet që të gjejë zgjidhje që kosovarët dhe anasjelltas, pra boshnjakët, t'iu ndihmohet në lehtësimin e komunikimit, apo të bëhen përpjekje maksimumin për lëvizjen e lirë të mallrave dhe kapitalit, si dhe njerëzve dhe familjeve, sa më shpejt të jetë e mundur.

"Ne të gjithë kemi familje në Kosovë, në Prishtinë dhe e dimë si qëndrojnë punët. Si kryetar i komunitetit shqiptar në BeH dua të them se sistemi i vizave që ekzistojnë ndërmjet BeH-së dhe Kosovës, është një nga sistemet më rigoroze që ekziston midis dy vendeve. Për të marrë vizë, dua të thjeshtëzoj, që të më kuptojnë më lehtë, për të vizituar babanë, nënën apo këdo në familje, jo që është absolutisht e vështirë, por e pamundur. Zyrës për të huajt duhet ti parashtroni vërtetim se dikush ju ka vdekur ose është rëndë i sëmurë, me të gjitha këto dokumentacione mjekësore që dikush të mund të vijë këtu. Nuk flas për pjesën zyrtare të vizitave, konferencat rajonale, ku BeH sipas Konventës dhe bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare duhet të jap vizë. Flas privatisht, se njerëzit nuk mund të vijnë", thotë Zejnullahu.

Ai shpjegon një shembull konkret nga java e kaluar, kur e kishte telefonuar një vajzë nga Mostari, e cila duhet të martohet në Kosovë. Ajo thotë se, një vit është duke u përpjekur që të marrë dokumentet e nevojshme, vizat, që të mund të vijë burri i saj me babain, por nuk mund të marrë vizë.

"Nuk mund të marrin vizë, sepse i kanë thënë se nuk do të pranojnë duke i thënë se nuk ka asgjë nga kjo. Kosova, si bumerang, ka futur vizat për qytetarët e BeH-së, ku sistemi i tyre i vizave është paksa më i lehtë, por qytetarët e BeH duhet të shkojnë në ambasadën në Zagreb, Podgoricë, Tiranë, Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll dhe të aplikojnë për vizë. Por kjo kushton, deri në Zagreb duhet të shpenzoni të paktën 200 euro, kjo është kostoja minimale", ka thënë Zejnullahu.

- Humbjet llogariten në miliona euro-

Qytetarët e Kosovës të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në BeH, vizat mund ti marrin në Shkup dhe Podgoricë.

Në ana tjetër, thotë ai, sa i përket bashkëpunimit tregtar ekonomik mes BeH dhe Kosovës, për shkak të regjimit të vizave humbjet llogariten në miliona euro.

"Tani kompanitë nga BeH, apo entiteti i RS-së shesin tenderë prej 30-40 milionë euro për shkak se nuk mund të marrin viza që të shkojnë normalisht dhe të komunikojnë me partnerët e tyre në Kosovë, por duhet të takohen në zona neutrale apo në Mal të Zi dhe të flasin. Kjo duhet të zgjidhet. Marrëdhëniet mes BeH dhe Kosovës janë 01:20 në favor të Bosnjës", tha Zejnullahu.

Ai gjithashtu theksoi se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Bushati, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Samitin Bërdo-Brioni në Sarajevë kanë theksuar arritjen e një marrëveshje që BeH të njohë dokumentet e Kosovës dhe të lehtësojnë komunikimin e lirë dhe qarkullimin e mallrave.

Kjo, thotë ai, si reciprocitetit, do të nxiste Kosovën që në mënyrë automatike, pa marrë parasysh faktin se BeH nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të heqë vizat për shtetasit e BeH-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...