Turqia insiston në mbylljen e disa shkollave në Shqipëri

3 Nëntor 2016 - 06:45      

Qeveria e Turqisë ka përsëritur kërkesën për të mbyllur një numër shkollash jopublike, universitete, banka e fondacione të dyshuara si të financuara nga kleriku Fetullah Gylen, shkruan sot Koha Ditore.

Kësaj radhe kërkesa është bërë në adresë të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe mban firmën e ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar. Kjo shkresë, ashtu si edhe ajo në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, mësohet se është dorëzuar në muajin korrik të këtij viti, vetëm pak ditë pas puçit ushtarak në Turqi.

Në këtë shkresë, autoritetet turke kërkojnë që të verifikohet aktiviteti i këtyre institucioneve jopublike në Shqipëri, pasi dyshohet se janë ngritur nga kleriku Fetullah Gylen, i cili akuzohet si ideator i puçit ushtarak në Turqi.
Se për cilat shkolla kërkon Turqia mbylljen, lexoni sot gjerësisht në Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...