Gjuriq: Serbia do ta përkrahë në çdo formë Trepçën

2 Nëntor 2016 - 23:30      

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar se punëtorët e Trepçës mund të llogarisin në çdo lloj përkrahjeje nga Qeveria e Serbisë, transmeton Koha,net.

Ai ka shtuar se Ligji i Kosovës për Trepçën nuk prodhon asnjë veprim juridik sepse është anuluar me vendimin e Qeverisë serbe.
Gjatë vizitës së sotme, xehetarëve të Trepçës Gjuriq u ka sjellë mesazhin se kombinati Trepça mund të llogarisë në përkrahjen e Qeverisë së Serbisë, jo vetëm në atë politike, por edhe në përkrahjen juridike e financiare.

"Detyrimi ynë, që do ta përmbushim, është se do t’i mundësojmë Trepçës të vazhdojë së funksionari. Dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm – Trepça mund të llogarisë në Serbinë, në Qeverinë e Serbisë, politikisht e juridikisht, ekonomikisht dhe në të gjitha mënyrat, nëse duhet”, citon b92 të ketë thënë Gjuriq.

Përkrahja politike për Trepçën, ka sqaruar ai, nënkupton të gjitha ato që do të bëhen për të luftuar që kombinati Trepça të mbetet në duart e këtij populli dhe në këto hapësira.
"Sa i përket përkrahjes ekonomike, kjo do të thotë se Qeveria e Serbisë për vitin e ardhshëm me buxhetin e vet do të parashohë masat e përkrahjes dhe do të udhëheqim realizimin e projekteve të cilat i ka paralajmëruar edhe kryeministri Vuçiq gjatë vizitës në Trepçë – ndërtimin e fabrikës së re të baterive- ne, pavarësisht në rrethanat e vështira, do të vazhdojmë të realizojmë si projektin me qëllim që të hapim vende të reja pune për ata që jetojnë këtu", ka thënë ai.

Masat juridike, sipas Gjuriqit, kanë të bëjnë me përkrahjen e aksionarëve dhe të gjithë të tjerëve që mbrojnë interesat e veta tek institucionet vendore e ndërkombëtare.
"Serbia qëndron përkrah Trepçës, qëndron përkrah punëtorëve të Trepçës dhe Serbia do të vazhdojë të qëndrojë përkrah popullit të vet në këtë rajon. Dhe nuk do ta lejojmë askënd që ajo që i takon qytetarëve, këtij populli që këtë e ka krijuar dhe e ka bërë kurrizin ekonomisë në veri të Kosovës, të pushojë së punuari”, ka thënë Gjuriq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...