2 Nëntor 2016 - 23:19
Mentor Dida nga Kosova është bërë agjent kryesor i ndryshimeve në Politeknikë.
I dhënë pas teknologjisë, Dida shkoi në Amerikë pas përfundimit të shkollës së mesme dhe u fokusua në teknologji globale dhe sipërmarrje.
Dida ishte tepër aktiv me iniciativat e tij në Shkollën Politeknike, raporton KTV. Ndër arritjet e tij të shumta, ai është edhe bashkëthemelues dhe anëtar i kreativitetit dhe inovacionit në një sipërmarrje.
Aktualisht është duke punuar në Ashoka si koordinator i këtij programi, i cili është rrjeti më i madh i sipërmarrësve social në mbarë botën.
Dida ka thënë se pas përvojës së tij në Kosovë gjatë kohës së luftës, ai besonte se mund të luftonte për paqe dhe mirëkuptim të njerëzve, e kështu edhe mori hapat e tij të parë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dida arriti të diplomojë në Universitetin e Arizonës.
“ Gjithçka që shohim vjen nga një atom”, ishin fjalët që Dida zgjodhi për t’iu drejtuar publikut në ditën e diplomimit të tij, duke vazhduar se bashkërisht mund të luftojmë dhe të bëjmë më shumë për një botë më të mirë.
Dida edhe si student ishte aktiv në nisma humanitare për vendlindjen e tij Kosovën, duke inkurajuar të rinjtë e vendit për të marrë pjesë në shërbimin publik dhe punën në komunitet, duke rritur kështu ndikimin e të rinjve në vendimmarrje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
ARDIANA MENTOR DIDA 02 11 2016 by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...