Fatos Bytyçi vazhdon përpjekjet për t‘i gjetur vrasësit e vëllezërve në Serbi

2 Nëntor 2016 - 22:04      

Vëllai i vëllezërve shqiptaro –amerikanë të vrarë në Serbi në vitin 1999, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, Fatos Bytyçi, pas bisedimeve me qeveritarë serbë në Beograd, sot ka thënë se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet që të zbardhet ky rast, të arrihet tek e vërteta dhe që vrasësit t’i dorëzohen drejtësisë, transmeton Koha.net.

„Do të luftoj deri sa të jem gjallë, si unë ashtu dhe familja, për drejtësi. Kurrë nuk do të ndalemi”, ka thënë Fatos Bytyçi për tanjug.
Ai përkujton se edhe Qeveria amerikane është e vendosur që rasti t’i vihet pikë.

Bytyçi mendon se autoritetet serbe për këtë rast duhet të bashkëpunojnë me FBI .Vetëm kështu nuk do të ketë asnjë dyshim për hetime, thotë ai.
„Qeveria e SHBA dëshiron ta ndihmojë Serbinë për të hyrë në BE, kjo më gëzon, por unë dua drejtësi për familjen time” thekson Fatos Bytyqi.

Më 9 korrik të vitit 2016 janë bërë 17 vjet e nga vrasja e vëllezërve Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyqi nga ana e pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Qeveria serbe deri më tash ka fshehur vrasësit e tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...