Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë duhet të pret edhe pak, thotë Nano

2 Nëntor 2016 - 21:09      

Mustafa Nano, publicist dhe analist nga Shqipëria ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë duhet të pret edhe pak.

Ai në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se këta zëra duken më shumë aventuresk, transmeton Koha.net.

“Këto zërat që ngrihen për bashkimin kombëtarë më duken të natyrës aventureske, edhe sikur gjithë bota do donin që Kosova të bashkohej me Shqipërinë unë do thosha rrini edhe ca kohë kështu si jeni. Një bashkim do na prishte shumë balancën. Ne duhet të rrimë edhe ca kohë kështu, të gjejmë edhe ca pika përafrimi”, ka thënë ai.

Ai përmend dallimin në mes të Kosovës e Shqipërisë që më shumë vjen te feja. Nano theksoi se Kosovë e Shqipëri së bashku nuk mund të ndërtojnë diçka pa ndonjë regji, kontroll të jashtëm apo diktaturë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...