2 Nëntor 2016 - 20:24
Ai ka treguar se çka nuk i pëlqen të këto vizita të Ramës, transmeton Koha.net.
“Ajo që mua nuk më pëlqen te vizitat e shpeshta të Ramës në Beograd ka të bëj me faktin se kjo rrezikon që në Shqipëri të përcillet mesazhi, dëgjo me shqiptarët mirë e kemi, shqiptarët e gabuar janë ata të Kosovës dhe jo ata të Tiranës”, ka thënë.
Ajo se çka ka folur Rama në Beograd, ai e sheh si korrekte.
“Ai ka folur për Kosovën dhe thënë të drejtën ka folur ashtu si duhet. Mënyra se si Rama prezantohen në Beograd duhet të pëlqehet nga Kosova dhe jo nga Vlora”, theksoi publicisti Nano.
Sipas Mustafa Nanos, Rama e ka bërë që Vuçiqi të pranojë se shqiptarët janë ndër dy kombet më të rëndësishme në Ballkan.
“Rama e bëri Vucicin të thoshte se dy kombet më të rëndësishme në Ballkan janë serbët dhe shqiptarët gjë që unë nuk e kam dëgjuar më herët”, ka shtuar Nano.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...