Shkolla e Mjekësisë në Mitrovicë pa rrymë dhe pa ngrohje [video]

2 Nëntor 2016 - 19:22      

Objekti i ri i shkollës së mesme të mjekësisë ‘Dr. Xheladin Deda’ në Mitrovicë asnjëherë nuk pati energji elektrike, pasi nuk është i lidhur me rrjetin e qytetit, raporton KTV.

Kësaj shkolle pos kësaj i mungon edhe ngrohja. Nxënësit thonë se e kanë të vështirë të mësojnë në këto kushte.
Edhe mësimdhënësja e kësaj klase, Fatbardha Avdiu, thotë se kryesisht mesdita është më e ngrohtë, përndryshe në mëngjes dhe pasdite, procesi mësimor pothuajse është i pamundur të zhvillohet.

Për probleme ankohet edhe sekretarja e shkollës.
Sipas saj, pothuajse asnjë punë nuk mund ta kryejë, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.
E drejtori i shkollës, Gani Rama, thotë se i ka drejtuar ankesat në institucionet përkatëse, pasi për këtë gjendje ka ankesa të shumta.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga zyrtarë të KEDS-it se pse ky objekt i shkollës ende nuk është pjesë e rrjetit të energjisë së qytetit, mirëpo as në Mitrovicë dhe as në zyrën qendrore të KEDS-it në Prishtinë nuk është dhënë kurrfarë përgjigje.


Shkolla e Mjekësisë në Mitrovicë pa rrymë dhe... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...