2 Nëntor 2016 - 19:14
Por në praktikë kjo nuk po ndodh. Derisa buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm në përgjithësi shënoi rritje, kjo nuk ndodhi edhe me buxhetin e paraparë për shëndetësinë.
Në projektbuxhetin e miratuar ditë më parë të qeverisë, mjetet të cilat janë paraparë për vitin e ardhshëm si për Ministrinë e Shëndetësisë ashtu edhe për SHSKUK-në pothuajse kanë mbetur të njëjta.
Për vitin 2017 për Ministrinë e Shëndetësisë janë ndarë vetëm 200 mijë euro më shumë.
E rritje të buxhetit qeveria nuk parashikoi as për shërbimin më të madh spitalor në vend. Ministria gjithashtu ka paraparë që t’i shpenzojë më shumë se 3 milionë euro për Sistemin e Informimit Shëndetësor. Për trajtim të pacientëve jashtë vendit janë paraparë 5 milionë euro.
Artan Demhasaj nga organizata Çohu thotë se me këtë buxhet të paraparë për vitin e ardhshëm, gjendja në shëndetësi do të vazhdojë të rëndohet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...