Krejt çfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes [video]

2 Nëntor 2016 - 19:07      

Mungesa e deputetit të ‘Vetëvendosjes’, Albin Kurti, në shqyrtimin kryesor ka bërë që të shtyhet seanca ndaj tij dhe tre të akuzuarve të tjerë, deputetë të VV-së, raporton KTV.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës kanë qenë të pranishëm, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli.
Rasti ka të bëjë me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend dhe deputetët akuzohen për përdorim të vazhdueshëm të armës dhe pengim të personit zyrtar.

Topalli akuzohet edhe për posedim të palejuar të armës.
Kryetarit i trupit gjykues, Beqir Kalludra ka paralajmëruar se në rast të mungesës në seancën e radhës, atëherë do të lëshohet urdhër-arrest.

Deputetët kanë thënë se nuk dinë arsyet e mungesës së bashkëpartiakut të tyre, Albin Kurtit, duke kërkuar që Prokuroria të heqë dorë nga akuza.

Dëshmitarë në këtë seancë do të duhej të ishin Blerta Deliu -Kodra dhe Flora Brovina, gjithashtu në cilësinë e të dëmtuarave, por ato nuk kanë qenë të pranishme në Gjykatë.


Krejt çfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...